“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shtatëdhjetë mijë veta prej umetit tim, - ose ka thënë : shtatëqind mijë, transmetuesi ka mëdyshje se cilën e ka thënë, - do të hyjnë në Xhenet të gjithë së bashku, të kapur për njëri-tjetrin, saqë të parët nuk hyjnë në Xhenet pa hyrë edhe të fundit. Fytyrat e tyre ndriçojnë sikurse hëna e plotë.””