“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Banorëve të Xhenetit do t'u thuhet: “O ju banorët e Xhenetit, për ju ka vetëm përjetësi, s'ka më vdekje!” Edhe banorëve të Zjarrit do t'u thuhet: “O ju banorët e Zjarrit, për ju ka vetëm përjetësi, s'ka më vdekje!””