“Othman ibn Hejthemi na ka thënë: Na ka treguar Aufi, e ky nga Ebu Rexhai se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shikova në Xhenet dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin të varfrit, pastaj shikova në Zjarr dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin gratë.””