“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e këtij i ka rrëfyer Sulejman Tejmiu, e ky nga Ebu Othmani se Usame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shkova te porta e Xhenetit dhe pashë se shumica e banorëve të tij ishin të varfrit, kurse të pasurit ishin ndalur (për t'u llogaritur) . Për banorët e Zjarrit ishte dhënë urdhri të hidheshin në Zjarr. Shkova edhe te dera e Zjarrit dhe pashë se shumica që kishin hyrë në të ishin gra.””