“Muadh ibn Esedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Omer ibn Muhamed ibn Zejdi, e ky nga babai i tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pasi banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet dhe banorët e Zjarrit në Zjarr, do të sillet vdekja (në formë të dashit) , e cila do të vendoset mes Xhenetit dhe Zjarrit, ku do të theret. Pastaj, një thirrës thërret: “O ju banorët e Xhenetit, nuk do të ketë më vdekje! O ju banorët e Zjarrit, nuk do ketë më vdekje!” Atëherë banorëve të Xhenetit u shtohet gëzimi edhe më shumë, kurse banorëve të Zjarrit u shtohet pikëllimi edhe më tepër.””