“Muadh ibn Esedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Malik ibn Enesi, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i Madhëruar u thotë banorëve të Xhenetit: “O banorët e Xhenetit!” - Të përgjigjemi me kënaqësi, o Zoti ynë! - i thonë ata. - A jeni të kënaqur? - i pyet Allahu. - E si të mos jemi të kënaqur kur na ke dhënë atë që s'i ke dhënë askujt tjetër prej krijesave të Tua? - thonë ata. - Unë do t'ju shpërblej edhe më mirë se kaq. - O Zot, çfarë paska më mirë se kaq? - Do ta lëshoj mbi ju kënaqësinë Time dhe kurrë s'do të hidhërohem me ju, - u thotë Allahu.””