“Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Mugire ibn Seleme, e këtij i ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në Xhenet është një pemë, nën hijen e së cilës kalorësi kalëron njëqind vjet pa i dalë në fund.””