“Ebu Hazimi ka thënë: I kam treguar Numan ibn Ebu Ajashit se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në Xhenet është një pemë, së cilës kalorësi me kalë të shpejtë vrapimi nuk do t'i dilte në fund për njëqind vjet kalërimi.””