“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdulazizi, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shtatëdhjetë mijë veta prej umetit tim, - ose ka thënë: shtatëqind mijë, - Ebu Hazimi është në mëdyshje se cilën e ka thënë, - do të hyjnë në Xhenet të gjithë së bashku, të kapur për njëri-tjetrin, saqë të parët nuk hyjnë pa hyrë edhe të fundit. Fytyrat e tyre janë sikurse hëna e plotë.””