“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Abdulazizi, e ky nga babai i tij se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Banorët e Xhenetit do t'i shohin dhomat në Xhenet siç i shihni ju yjet në qiell.””