“Ibrahim ibn Hamzai na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Hazimi dhe Deraverdiu, e ky nga Jezidi, e ky nga Abdullah ibn Hababi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ, teksa u përmend xhaxhai i tij, Ebu Talibi, duke thënë: “Me gjasë do t'i bëjë dobi ndërmjetësimi im Ditën e Kiametit. Ai do të jetë në një cekëtinë të Zjarrit, që arrin vetëm deri në nyja (të këmbëve) , prej të cilit i vlon truri nga brenda.””