“Amër ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bishri dhe Ata ibn Saibi, e këta nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Keutheri është e mira e madhe që Allahu ia ka dhënë Pejgamberit ﷺ.” Ebu Bishri ka thënë: “E pyeta Seidin: “Disa njerëz po pretendojnë se është lumë në Xhenet?” - Edhe lumi që është në Xhenet është ndër të mirat që Allahu ia ka dhënë atij, - tha Seid ibn Xhubejri.””