“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Nafi ibn Omeri, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gjerësia e Hauzit tim është sa një muaj ecje. Uji i tij është më i bardhë se qumështi, aroma e tij është më e mirë se myshku, enët e tij janë sikurse yjet e qiellit. Kush pi prej tij, nuk do ketë etje kurrë.””