“Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Abdulazizi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Disa shokë të mi do të vijnë te Hauzi, saqë do t'i njoh të gjithë, por do të pengohen të vijnë tek unë. Unë do të them: “Shokët e mi!” - Ti nuk e di se çfarë kanë shpikur pas teje, - do të më thuhet mua.””