“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Mutarrifi, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë do t'ju pres te Hauzi. Kush arrin deri aty, do të pijë në të, e, kush pi, nuk do të ketë etje më kurrë. Disa njerëz, të cilët i njoh e më njohin, do të arrijnë tek unë, por më pas do të ketë pengesë mes meje dhe tyre.””