“Ebu Hazimi ka thënë: Numan ibn Ebu Ajashi më dëgjoi duke e treguar këtë hadith dhe më tha: “A kështu e ke dëgjuar prej Sehlit?” I thashë: “Po.” Pastaj ai dëshmoi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “... Unë do të them: “Ata janë me mua!” Por, më thuhet: “Ti nuk e di çfarë kanë shpikur pas teje.” Në atë rast unë do të them: “Larg! Larg prej atyre që kanë ndryshuar pas meje!””