“Ahmed ibn Shebib ibn Seid Habetiu na ka thënë: Na ka treguar babai im, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në Ditën e Kiametit, pranë meje do të kalojnë disa shokë të mi, por do të pengohen nga Hauzi, e në atë rast unë do të them: “O Zoti im, shokët e mi?!” - Ti nuk e di se çfarë kanë shpikur pas teje: ata janë bërë renegatë duke u kthyer në besimin e mëhershëm , - do të më thotë Ai.””