“Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Ibn Musejebi transmeton nga shokët e Pejgamberit ﷺ se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Disa shokë të mi do të vijnë te Hauzi, porse do të pengohen prej tij. Unë do të them: “O Zoti im, shokët e mi?!” - Ti nuk e di çfarë kanë shpikur këta pas teje. Janë bërë renegatë duke u kthyer në besimin e mëhershëm, - do të më thotë Ai.” Shuëbe transmeton nga Zuhriu se Ebu Hurejra, duke transmetuar nga Pejgamberi ﷺ, në vend të fjalës “pengohen" ka thënë: “Ndalohen”. Këtë e transmeton edhe Zubejdi nga Zuhriu, e ky nga Muhamed ibn Aliu, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Rafiu, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”