“Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fulejhu, e këtij i ka treguar babai i tij, e këtij i ka treguar Hilali, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Teksa po flija, pashë një grumbull njerëzish, të cilët i njoha, dhe një person tjetër doli mes meje e atyre dhe tha: “Ejani!” - Për ku ? - e pyeta. - Betohem në Allahun se drejt Zjarrit, - m'u përgjigj ai. - Ç'është puna e këtyre? - e pyeta. - Pas teje, këta janë bërë renegatë duke u kthyer në besimin e mëhershëm, - më tha ai. Pastaj pashë edhe një grumbull (tjetër) , e edhe ata i njoha. Një person doli mes meje e atyre dhe tha: “Ejani!” - Për ku ? - e pyeta. - Betohem në Allahun se drejt Zjarrit, - m'u përgjigj ai. - Ç'është puna e këtyre? - e pyeta. - Pas teje, këta janë bërë renegatë duke u kthyer në besimin e mëhershëm, - më tha ai. Nuk mendoj se dikush prej tyre shpëton, përveç disave, sikurse devetë e humbura.””