“Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Për atë që qëndron në xhami, duke qenë me abdes, melekët luten dhe thonë: “O Allah, fale! O Allah, mëshiroje!” Njeriu llogaritet se është në namaz për aq kohë sa është duke e pritur namazin, përderisa nuk e pengon asgjë për t'u kthyer në shtëpi, përveç pritjes së namazit.””