“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shtatë lloj personash Allahu do t'i strehojë në hijen e Tij, ditën kur nuk ka hije përveç hijes së Tij: 1. Prijësin e drejtë; 2. Të riun, i cili rritet duke adhuruar Allahun; 3. Atë që e ka zemrën të lidhur me xhamitë; 4. Dy persona që duhen mes vete për Allah, bashkohen dhe ndahen vetëm për Të; 5. Personin që një grua e bukur dhe me famë e fton për imoralitet, porse ai ia kthen: “Unë i frikohem Allahut"; 6. Atë që, kur jep lëmoshë, e fsheh, saqë dora e majtë nuk di sa ka dhënë e djathta; dhe 7. Personin, i cili, kur e përmend Allahun duke qenë në vetmi, i lotojnë sytë.””