“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi se Humejdi tregon se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është pyetur: - A mbante unazë i Dërguari i Allahut ﷺ? - Po, - tha Enesi. Një mbrëmje, Pejgamberi ﷺ e vonoi namazin e jacisë deri në mesnatë. Pasi e fali atë, u kthye nga ne dhe tha: “Njerëzit e tjerë janë falur dhe kanë fjetur, ndërkaq juve, për aq sa e keni pritur namazin, ju është llogaritur (shpërblimi) sikur të ishit në namaz.” Më kujtohet si sot tek shikoja shkëlqimin e unazës së Pejgamberit ﷺ.”