“Ebu Velid Hisham ibn Abdulmeliku na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtë e ka lajmëruar Sulejman Ameshi, e ky e ka dëgjuar Zejd ibn Vehbiun se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, i sinqerti që i është thënë e vërteta, ka thënë: “Çdo njeri nga ju ngjizet në mitrën e nënës së tij për dyzet ditë, pastaj, për po aq ditë, shndërrohet në copë të varur gjaku , më pas, për po aq ditë, shndërrohet në copë mishi (sikurse mishi i përtypur) . Pastaj, Allahu dërgon një melek, të cilin e urdhëron me katër gjëra: (të shkruajë) furnizimin e tij, jetëgjatësinë, si dhe nëse do të jetë fatzi apo i lumtur (në botën tjetër) . Betohem në Allahun se ka raste kur ndokush punon vepra të banorëve të Zjarrit, saqë nuk mbetet mes tij dhe Zjarrit më shumë se një pash a një kut, por libri i tij ia parakalon, andaj punon vepra të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të, si dhe anasjelltas, ka raste kur ndokush punon vepra të banorëve të Xhenetit, saqë nuk mbetet mes tij dhe Xhenetit më shumë se një a dy kute, por libri ia parakalon, andaj punon vepra të banorëve të Zjarrit dhe hyn në të.””