“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Bekër ibn Enesi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu i ka lënë një meleku për detyrë mitrën, i cili (për secilën fazë) thotë: “O Zoti im, embrion. O Zoti im, gjak i ngjizur. O Zoti im, copë mishi.” E, kur të vijë koha që Allahu ta kompletojë krijimin e tij, (meleku) thotë: “O Zoti im, mashkull apo femër? O Zoti im, fatzi apo i lumtur? Sa furnizim e sa jetëgjatësi?” Pra, këto i shkruhen duke qenë në barkun e nënës.””