“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Jezid Rrishku, e ky e ka dëgjuar Mutarrif ibn Abdullah ibn Shihirrin se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri pyeti: “O i Dërguari i Allahut, a dallohen banorët e Xhenetit nga banorët e Zjarrit?” - “Po”, - iu përgjigj ai. - E për çfarë të punojnë njerëzit, pra? - e pyeti. - “Secili punon për atë që është krijuar - ose ka thënë: për atë që i është lehtësuar”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.””