“Abdani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi, e ky nga Sad ibn Ubade, e ky nga Ebu Abdurrahman Sulemiu se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa po rrinim me Pejgamberin ﷺ, ai mori një shkop dhe bëri ca vija në tokë, pastaj tha: “Secilit prej jush i është caktuar vendi i vet: në Zjarr ose në Xhenet .” Njëri nga të pranishmit tha: “Atëherë, pra, o i Dërguari i Allahut, a të mbështetemi (në caktim e t'i lëmë veprat)?” - “Jo, por punoni, se çdonjërit do t'i lehtësohet (ajo që i është caktuar) ”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ, pastaj citoi ajetet: “Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon për vërtetësinë e më së bukurës (besimit), Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.” (Lejl, 5-7)”