“Hiban ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Morëm pjesë në Betejën e Hajberit së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Aty, i Dërguari i Allahut ﷺ, për një burrë që pretendonte se ishte musliman, tha: “Ai është banor i Zjarrit.” Kur filloi lufta, burri në fjalë luftoi furishëm dhe mori shumë plagë, të cilat e rrëzuan përdhe. Njëri prej shokëve të Pejgamberit ﷺ erdhi dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, personi për të cilin the se është banor i Zjarrit, luftoi furishëm në rrugën e Allahut dhe mori shumë plagë?!” Pejgamberi ﷺ sërish tha: “Ai është banor i Zjarrit.” Atëherë, disa muslimanë pothuajse u lëkundën nga besimi. Por, duke qenë në këtë gjendje, burri në fjalë ndjeu dhembjet e plagëve, andaj zgjati dorën dhe nga trasta nxori një shigjetë, me të cilën vrau veten. Kështu, disa muslimanë shpejtuan për tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut, Allahu ta vërtetoi fjalën: filani vrau veten.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “O Bilal, ngrihu dhe lajmëroji njerëzit se në Xhenet do të hyjë vetëm besimtari dhe se Allahu e ndihmon këtë fe edhe me njeriun e prishur!””