“Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në një betejë, ku mori pjesë një burrë, më trimi ndër muslimanët, Pejgamberi ﷺ e shikoi dhe tha: “Po qe se dikush dëshiron të shohë një banor të Zjarrit, le ta shikojë këtë!” Si rrjedhojë, një tjetër i shkoi pas për ta përcjellë. Teksa ai luftonte me ashpërsi kundër idhujtarëve, u plagos rëndë dhe vendosi ta përshpejtojë vdekjen duke u rënduar me gjoks në majën e shpatës, saqë i doli mbrapa mes shpatullave. Personi që po e përcillte, me nxitim, shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe tha: “Unë dëshmoj se ti je i Dërguari i Allahut!” - “Përse ashtu?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Personi për të cilin the: “Po qe se dikush dëshiron të shohë një banor të Zjarrit, le ta shikojë këtë!” - që ishte më trimi ndër muslimanët, u binda se ai nuk do të vdesë në atë gjendje, prandaj, kur u plagos, e përshpejtoi vdekjen dhe e vrau veten, - tha ai. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ka raste kur robi (në sy të njerëzve) punon vepra të banorëve të Zjarrit, por, ç'është e vërteta, ai është banor i Xhenetit. Po ashtu, ka raste kur ndokush punon vepra të banorëve të Xhenetit, por, ç'është e vërteta, ai është banor i Zjarrit. Pra, veprat llogariten sipas përfundimit të tyre.””