“Bishr ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemam ibn Munebihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “ (Allahu thotë:) Zotimi nuk i sjell birit të Ademit diçka që Unë nuk ia kam caktuar, por caktimi e shpie në zotim për diçka që ia kam caktuar që më parë. Kështu, nëpërmjet zotimit, Unë nxjerr diçka prej koprracit (lëmoshë a diç të tillë) .””