“Muhamed ibn Mukatil Ebu Haseni më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Halid Hadhai, e ky nga Ebu Othman Nehdiu se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një ekspeditë luftarake me të Dërguarin e Allahut ﷺ, sa herë që ngriheshim a hipnim në lartësi, ose kur zbrisnim në ndonjë luginë, bënim tekbire me zë të lartë. Si rrjedhojë, i Dërguari i Allahut ﷺ u afrua dhe na tha: “O njerëz, mos e ngrini zërin, se nuk po i luteni të shurdhrit a të largëtit. Ju po e lusni Atë që dëgjon dhe sheh çdo gjë.” Pastaj Pejgamberi ﷺ më tha: “O Abdullah ibn Kajs, a të të mësoj një fjalë që është prej thesareve të Xhenetit? La havle ve la kuvete ila bilah (S'ka ndryshim e as fuqi, përveçse me Allahun ) .””