“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ebu Seleme se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sa herë që vjen ndonjë halife, ai i ka dy lloj këshilltarësh: 1. Këshilltarë që e urdhërojnë dhe e nxisin për të mirë, dhe, 2. Këshilltarë që e urdhërojnë dhe e nxisin për të keq, ndërsa i mbrojtur është ai të cilin e mbron Allahu.””