“Mahmud ibn Gajlani më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nuk kam dëgjuar diçka që e shpjegon lememin (mëkatin e vogël) më mirë sesa fjala e Ebu Hurejrës, i cili transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ia ka përcaktuar të birit të Ademit hisen e tij në zina, e cila do ta gjejë medoemos. Zinaja e syrit është të shikuarit (në haram) , zinaja e gjuhës është të folurit (për haram) , ndërkohë shpirti dëshiron dhe lakmon, ndërsa organi gjenital thjesht e miraton tërë këtë ose e përgënjeshtron.” Shebabe ka thënë: “Na ka treguar Verkai nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.””