“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Umejri, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në lidhje me ajetin: “... E atë pamjen që të treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur) në Kuran, i bëmë vetëm sprovë për njerëzit ...”, (Isra, 60) ka thënë: “Ajo ka qenë pamje që e ka parë zgjuar, e cila të Dërguarit të Allahut ﷺ iu shfaq natën kur u bart në Bejtu Makdis (xhaminë Aksa). Ndërkaq, për ajetin: “...si dhe pemën e mallkuar në Kuran ...” (Isra, 60) ka thënë: “Bëhet fjalë për pemën zekum.””