“Muhamed ibn Mukatil Ebu Haseni na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja tregon se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) kurrë nuk e kthente mbrapsht betimin e bërë, derisa Allahu e zbriti dispozitën e shpagimit të betimit të thyer. Ai ka thënë: “Sa herë që kuptoj se një punë është më e mirë se betimi që kam bërë, e punoj atë që është më mirë dhe bëj shpagim për betimin (e thyer).””