“Ebu Numan Muhamed ibn Fadli na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi, e këtij i ka treguar Haseni se Abdurrahman ibn Semure (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ i ka thënë: “O Abdurrahman ibn Semure, mos e kërko udhëheqjen, se, po t'u dha si shkak i kërkesës sate, do të jesh vetë përgjegjës për të. E, nëse të jepet pa e kërkuar, do të ndihmohesh. Nëse betohesh për diçka e pastaj sheh një zgjidhje më të mirë, shpaguaje betimin e bërë dhe punoje zgjidhjen më të mirë.””