“Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Vehbiu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Ebu Jakubi, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Bekrete se babai i tij Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “A mendoni se, nëse fiset eslem, gifar, muzejne dhe xhuhejne janë më të mira se fiset temim, Amir ibn Saësa, gatafan dhe esed, janë poshtëruar e shkatërruar (këta të fundit) ?” - Po, - i thanë ata. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se ata (të parët) janë më të mirë se këta (të fundit) .””