“Ahmed ibn Othmani na ka thënë: Na ka treguar Shurejh ibn Mesleme, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Jusufi, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku, e ky e ka dëgjuar Amër ibn Mejmunin se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ kishte mbështetur shpinën në një tendë prej lëkure jemenase, u tha shokëve të tij: “A jeni të kënaqur të jeni çereku i banorëve të Xhenetit?” - Po, - i thanë. - “A jeni të kënaqur të jeni një e treta e banorëve të Xhenetit?” - Po, - i thanë. - “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se unë shpresoj se ju do të jeni gjysma e banorëve të Xhenetit”, - u tha Pejgamberi ﷺ.””