“Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Abdullah ibn Abdurrahmani, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë dëgjoi një person duke e përsëritur disa herë leximin e sures Ihlas (në namaz). Në mëngjes, vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregoi, duke aluduar në shkurtësinë e saj. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Për Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, ajo vlen sa një e treta e Kuranit.””