“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Jusufi, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullahu se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberit ﷺ iu rëndua sëmundja, u kërkoi leje grave të tij për t'u mjekuar në shtëpinë time, e ato e lejuan. Një ditë, me ndihmën e Abasit dhe një burri tjetër, doli në xhami duke e mbajtur për krahësh, ndërsa këmbët i shkonin zvarrë. Ubejdullah ibn Abdullahu tregon se fjalët e Aishes ia përmendi Ibn Abasit, e në atë rast ai e pyeti: - A e di kush ishte personi të cilit Aishja nuk ia ka përmendur emrin? - Jo, - i thashë. - Ai ishte Ali ibn Ebu Talibi, - tha Ibn Abasi.””