“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në një natë të ftohtë dhe me shtrëngatë, e thirri ezanin për namaz dhe tha: “Faluni në shtëpitë tuaja!” Më pas tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ e urdhëronte muezinin që në netët e ftohta dhe me shi të thërriste: “Faluni në shtëpitë tuaja!””