“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Mahmud ibn Rebi Ensariu se Itban ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i printe popullit të vet në namaz, ndonëse ishte i verbër. Andaj, të Dërguarit të Allahut ﷺ i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ndonjëherë nata është shumë e errët dhe ka vërshime, ndërsa unë jam i verbër, a mund të vish e të falesh në shtëpinë time, që më pas unë të mund ta shfrytëzoj për vendfalje?” Kur i Dërguari i Allahut ﷺ vajti, e pyeti: - “Ku dëshiron të falem?” Ai e drejtoi te një pjesë e shtëpisë, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ u fal.”