“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e këtij i ka treguar Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Xhehenemi vazhdon të thotë: “A ka më?” - derisa Zoti i krenarisë ta vërë këmbën e Tij në të, e në atë rast Xhehenemi thotë: “Mjafton! Mjafton, për krenarinë Tënde!” Atëherë, njëra anë e tij do të puthitet me tjetrën. ” Këtë e transmeton edhe Shuëbe nga Katadja.”