“Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi; [t]: Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Omer Numejriu, e këtij i ka treguar Junusi, e ky e ka dëgjuar Zuhriun, e ky e ka dëgjuar Urve ibn Zubejrin, Seid ibn Musejebin, Alkame ibn Vekasin dhe Ubejdullah ibn Abdullahun se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, duke rrëfyer për shpifjen ndaj saj dhe shfajësimin që Allahu e kishte zbritur për të, ndër të tjera, ka thënë: “Atëherë Pejgamberi ﷺ u ngrit (në minber) dhe kërkoi që dikush ta mbështeste për ta ndëshkuar Abdullah ibn Ubejin. Aty u ngrit Usejd ibn Hudajri dhe i tha Sad ibn Ubades: “Betohem në përjetësinë e Allahut se do ta vrasim atë!””