“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari, e këtij i ka treguar Seid ibn Xhubejri, e këtij i ka thënë Ibn Abasi se Ubej ibn Kabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ, në lidhje me ajetin: “Ai (Musai) u përgjigj: “Mos më qorto për atë që harrova dhe mos më ngarko me vështirësi në punët e mia!”, (Kehf, 73) ka thënë: "Herën e parë, Musai e bëri nga harresa.””