“(Në vazhdim të hadithit paraprak) Eshath ibn Kajsi erdhi dhe pyeti: “Çfarë hadithi ju ka transmetuar Ebu Abdurrahmani?” Ata thanë: “Kështu e kështu.” Ai tha: “Ky ajet ka zbritur për mua. Kisha një pus në tokën e një djali të xhaxhait tim (por, patëm një zënkë). Kur shkova te Pejgamberi ﷺ, më tha: “Sille dëshminë (për ta vërtetuar pronësinë tënde të pusit) , ose ai le të betohet.” - Por, o i Dërguari i Allahut, ai do të betohet! - i thashë. - “Ai që betohet me këmbëngulje rrejshëm në Allahun për t'i përvetësuar pasurinë një muslimani, në Ditën e Kiametit do ta takojë Allahun të hidhëruar me të” , - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ.””