“Muhamed ibn Alai më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shokët e mi më dërguan te Pejgamberi ﷺ që t'i kërkoj kafshë udhëtimi për ta (për të shkuar në betejë), por ai më tha: “Për Allahun, nuk do t'ju jap asgjë për udhëtim.” Qëllova në momentet kur ai ishte i zemëruar. Kur shkova herën tjetër, ai më tha: “Shko dhe thuaju shokëve të tu: “Allahu, - ose ka thënë: i Dërguari i Tij ﷺ, - po ju jep kafshë udhëtimi.””