“Abdulazizi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Salihu, e ky nga Ibn Shihabi; [t]: Haxhaxhi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Omer Numejriu, e këtij i ka treguar Junus ibn Jezid Ejliu, e ky e ka dëgjuar Zuhriun, e ky e ka dëgjuar Urve ibn Zubejrin, Seid ibn Musejebin, Alkame ibn Vekasin dhe Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utben se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon ndodhinë kur shpifësit patën shpifur për të, por, më pas, Allahu e pastroi nderin e saj. Ajo rrëfen: “Allahu i Lartësuar shpalli ajetet: “Pa dyshim se ata që shpifën janë një grup nga mesi juaj...”, (Nur, 11-20) dhjetë ajete, që të gjitha janë për pafajësinë time. Ebu Bekër Sidiku, që gjithnjë e kishte ndihmuar me bamirësi Mistahun, ngaqë e kishte të afërm, tha: “Betohem në Allahun se më nuk do t'i jap asgjë Mistahut, pas asaj që ka thënë për Aishen.” Por, Allahu i Lartësuar zbriti ajetin: “Njerëzit e ndershëm dhe të pasur ndër ju të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve...” (Nur, 22) Pas kësaj, Ebu Bekri tha: “Po! Betohem në Allahun se unë dua që Allahu të më falë!” - dhe zuri ta ndihmojë përsëri Mistahun, të cilin e kishte ndihmuar vazhdimisht në të shkuarën dhe tha: “Për Allahun, kurrë nuk do ta ndal ndihmën për të.””