“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Umare ibn Kaëkai, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, të rënda në Peshore dhe të dashura për Mëshiruesin: “Subhanallahi ve bihamdihi, subhanallahil Adhim (i Lartësuar qoftë Allahu dhe Atij i takon falënderimi, i Lartësuar qoftë Allahu i Madhëruar) !””