“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Shekiku se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë një fjalë, pas së cilës unë kam thënë një tjetër. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që vdes duke i bërë Allahut ortak, do të hyjë në Zjarr.” Ndërkohë, unë kam thënë: “Ai që vdes pa i bërë Allahut ortak, do të hyjë në Xhenet.””