“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u betua se nuk do t'u afrohej grave të veta (për një muaj) dhe, gjatë asaj periudhe e lëndoi këmbën, e cila i kishte dalë vendit. Kështu, ai qëndroi në qilarin e tij njëzet e nëntë net, pastaj doli (dhe shkoi te gratë e tij).” Disa i thanë: “O i Dërguari i Allahut, je betuar se nuk do t'u afrohesh grave një muaj.” Ai tha: “Muaji është edhe njëzet e nëntë (ditë) .””